Renditja FIFA, Shqipëria fiton një vend
16/01/2014 00:00
Kombëtarja shqiptare është ngjitur me një vend në në renditjen e FIFA-s për muajin janar.
Kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi ndodhet në vendin e 56 me 571 pikë.
Ndërkohë, përsa i përket 25 vendeve të para në këtë renditje nuk ka patur asnjë suprizë.
Klasifikimi i parë për 2014-n kryesohet sërish nga Spanja, e cila ndodhet 189 pikë më shumë se Gjermania e vendit të dytë.
Në të tretin pozicion ndodhet Argjentina e Messit, e ndjekur Kolombia, Portugalia, Uruguaji dhe Italia.
Ngjitjen më të madhe në këtë vit e ka bërë Arabia Saudite, e cila ka kapërcyer 14 pozicione duke u renditur në vendin e 73.
Top Channel