“Droni që goditi bazën britanike ishte iranian”, Presidenti i Qipros: Nuk kemi ndërmend të… Presidenti amerikan, Barak Obama premtoi shtimin e vendeve të reja të
punës dhe forcimin e sektorit të prodhimit industrial, përmes krijimit
të zonave ku do të përqendrohen investimet publike dhe private në
Shtetet e Bashkuara.
Gjatë vizitës në Karolinën e Veriut, ku recesioni i viteve të fundit shkaktoi probleme. Shefi i Shtepise se Bardhe foli për krijimin e një zone të re për prodhimin industrial, qe është dhe një nga përparësitë e tij.
“Kemi kosto të ulët të prodhimit të energjisë, kemi punëtorët më cilësorë në botë, kemi sistemin universitar më të mirë në botë, kemi tregun më të madh në botë. Pra ekziston terreni për ta kthyer klasën e mesme në gjendjen e mëparshme; të rifillojë rritja e të ardhurave për familjet amerikane. Por kjo kërkon veprim. Ky duhet të jetë viti i veprimit”, tha Obama.
Barak Obama tha se- ky veprim- kërkon që Kongresi të miratojë mbështetje federale për të papunët. Shtëpia e Bardhë ka kritikuar ashpër republikanët në Senat për bllokimin e ligjit. Presidenti amerikan e permendi edhe kete ceshtje.
“Është shumë e rëndësishme të garantojmë se kushdo që punon fort të ketë mundësi të ecë përpara dhe kjo sfidë nuk mund të presë për zgjidhje nga Kongresi. Aty ku më jepet mundësia për të vepruar pa Kongresin, do ta bëj një gjë të tillë”, u shpreh Presidenti.
Obama perballet me kritika nga republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, të cilët vazhdimisht përmendin papunësinë e lartë dhe kundërshtojnë ligjin për kujdes shëndetësor. Në Karolinën e Veriut, Presidenti amerikan tha se “gjatë mandatit të tij të parë u hapën 568,000 vende pune në sektorin industrial, përfshirë 80, 000 vende pune të hapura vetëm gjatë pesë muajve të fundit, mbi 8 milionë vende pune janë hapur që nga kulmi i krizës ekonomike.
Top Channel