Nigeri, dënim për sjelljet homoseksuale
16/01/2014 00:00
Një gjykatë islamike në Nigeri dënoi me 20 goditje me kamzhik një të ri që kishte shfaqur sjellje homoseksuale.
Në vendin afrikan, homoseksualiteti është një “krim” që dënohet me vdekje, si nga ligji fetar, ashtu edhe nga ai laik.
Por gjyqtari i cështjes ndaj të riut të dënuar me 20 goditje mori parasysh faktin që “krimi” kishte ndodhur 7 vite më parë dhe se që prej asaj kohe autori nuk kishte shfaqur më tendenca të tilla.
I dënuari ishte mes personave të tjerë, që të gjithë mylismanë që dolën para gjykatës me akuzën e homoseksualitetit.
Top Channel