Miratohet Kushtetuta egjiptiane

16/01/2014 00:00

Egjiptianët e mbështeten Kushtetutën e re të vendit, duke pranuar –
përmes votës Po- edhe shkarkimin e presidentit islamik, Mohamed Mursi.

Zyrtari i lartë i Zgjedhjeve Nabil Salib i tha televizionit shtetëror se pjesëmarrja e votuesve ishte më e lartë se në zgjedhjet e tjera, por nuk dha një shifër të sakte. E mërkura, dita e dytë e votimit ishte gjeresisht e qete.

Të martën nënte persona humbën jetën gjatë përleshjeve ku u përfshinë përkrahësit e Mohamed Mursit. Rreth 400 persona u arrestuan gjatë dy diteve të referendumit. Një prej zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme i tha një televizioni privat se pjesëmarrja mund t’i kalojë 55 %.

Ai tha se rezultatet paraprake treguan se miratimi për Kushtetutën është më I lartë se 95 %. Por në bastionet e “Vllazërisë Myslimane” pjesëmarrja ishte e ulët.Shifrat, sipas zyrtarit të lartë të Zgjedhjeve, Nabil Salib -pritet të behen publike të premten. Shifrat paraprake te publikuara ne televizionin shteteror treguan nje pjesemarrje prej 50 % ndersa me shume se 90 % Vota PO.  

Të pakten 33 % morën pjesë në referendumin për Kushtetutën në dhjetor të vitit 2012, i cili u zhvillua gjatë kohës së Mohamed Mursit dhe  dokumenti u miratua nga 64 %. Analistët thane se nuk kishte asnjë dyshim se do të triumfonte vota po, kryesisht sepse referendumi u bojkotua nga Vllazëria Myslimane. Pjesemarrja ishte thelbesore sepse ushtrise i duhej nje pjesemarrje e larte per te forcuar pozitat dhe për t’i hapur rrugën Gjeneralit Abdel Al- Sisi të kandidojë për president.

Ky ishte referendum i trete per Kushtetuten në gjithë këto vite. Kushtetuta e re u hartua nga një komision me 50 anetare, ku kishte edhe dy perfaqesues te partive islamike. Autoritetet e cilesojne nje hap te rendesishem per te garantuar sigurine e vendit. Sipas Kushtetutes se Re: presidentit mund te kryeje dy mandate, si dhe te ndeshkohet nga Parlamenti, Feja myslimane eshte ajo shteterore, por liria e besimit eshte absolute, duke u garantuar mbrojtje te pakicave; Shteti garanton barazi mes burrave dhe grave; Partite nuk mund te formohen mbi bazen e besimit, racës, gjinisë apo gjeografisë; Ushtria është ajo që do të caktojë Ministrin e Drejtesise, në tete vitet e ardhshëm. Kritiket thane se dokumenti favorizon ushtrine, ne kurriz te popullit dhe nuk permend revolucionin e 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB