Brenda një jave në Kosovë pritet të emërohet këshilli drejtues i Teatrit Kombëtar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi. Kjo u bë e ditur për Top Channel nga zëdhënësja e kësaj ministrie, Jehona Shyti.

Menjëherë pas emërimit të 7 anëtarëve që do të ketë këshilli do të hapet edhe konkursi për drejtor të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Këshilli drejtues është i detyryar me ligj të zgjedhë drejtorin e këtij institucioni, me konkurs publik dhe mandat 3-vjeçar.

Teatri Kombëtar i Kosovës është pa drejtor që nga fundi i shtatorit të vitit të kaluar, pasi ish-drejtoresha Elmaze Nura dha dorëheqjen pas kushtëzimit nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës për t’u përcaktuar për njërën punë, në TKK ose në UP, ku Nura është profesor-asistent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA