
Megjithëse, presidenti francez, Francois Hollande deklaroi se problemet
private duhet mbeten të tilla dhe se përpara vizitës në Shtetet e
Bashkuara gjithçka do të qartësohet, ne fokusin e mediave është
partnerja e tij Valerie Trierëeiler, e cila nuk po gjen paqe.
Premier Dame, apo Zonja e Pare e Frances teresisht e fyer, po përballet me indiferencës e partnerit të saj. Sipas burimeve të aferta me gazetaren, Francois Hollande nuk i ka bere asnjë vizitë në spital, ku u shtrua të premten, me 10 janar.
Lajmi mësohet permes radios Europe 1, e cila citon shoqëruesit e presidentit francez, sipas të cilëve kjo largësi ka përkeqesuar gjendjen e saj. Valerie Trierweiler vuan nga një “një lodhje nervore ekstreme” dhe duhet te qendrojë edhe për disa ditë në spital.
Valeri do te qendroje ne spital pas krizës nervore, fill pas rrefimit te Francois Hollande qe ndodhi fill pas publikimeve në të përjavshmen “Closer”. Francois Hollande nuk e përmendi, asnjë edhe një herë të vetme, gjatë konferencës për shtyp, të martën.
Ndersa po afron vizita e presidentit francez në Uashington, mungesa e Zonjës së Pare nuk ndryshon në asnjë mënyrë nivelin e bisedimeve strategjike qe do të zhvillojnë dy kreret e shteteve me 11 shkurt në Dhomën Ovale. Sic shkruan edhe “New York Times” “lidhja e re” veç polemikave, po u shkakton nje dhimbje koke, të ngarkuarve me protokollin presidencial amerikan.
Vizita e një kreu shteti eshte ajo e nivelit me te larte dhe në këto raste, i rëndësishëm nuk është vetëm organizimi i darkës gala, apo me thjesht se kaq; fotot zyrtare. Ambasada franceze ne Uashington informon se puna pergatitore per takimin dypalesh vazhdon, por nuk jep asnje detaj mbi programin e përfunduar që do t’i paraqitet mediave.
Top Channel