“Droni që goditi bazën britanike ishte iranian”, Presidenti i Qipros: Nuk kemi ndërmend të…
Një rrjet i madh pedofilësh që transmetonte “live” nga Filipinet abuzime me fëmijët nëpërmjet internetit, është shkatërruar pas një operacioni të policisë amerikane, angleze dhe asaj australiane.
Operacioni është shtrirë në 14 vende të ndryshme dhe janë arrestuar 46 persona deri tani, ndërsa shumë të tjerë janë nën hetim. Të dyshuarit janë nga Australia, Amerika, Franca, Gjermania, Kanadaja, Hong Kongu, Hollanda, Suedia, Norvegjia, Tajvani, Danimarka dhe Zvicra.
Hetimi në Filipine ka nisur në vitin 2012. Oficerët britanikë kanë bashkëpunuar me Policinë Federale Australiane dhe kolegët amerikanë për të zbuluar rrjetin e abuzuesve të minorenëve. 15 fëmijë të moshës 6-15 vjeç janë shpëtuar nga ky operacion.
Sipas BBC, Agjensia Kombëtare e Krimit e Britanisë së Madhe bëri të ditur se “varfëria ekstreme në vendet në zhvillim, rritja e shpejtësisë së internetit dhe jetesa në këto vende e të huajve shumë të pasur ka bërë që grupet e krimit të organizuar të shfrytëzojnë fëmijët për përfitime financiare.”
Top Channel