Del Piero i thotë “po” rikthimit tek Juventusi

16/01/2014 19:25

Zhvendosja në Australi, mijëra kilometra larg Italisë së tij të dashur, nuk e ka ftohur dashurinë që Del Piero provon për Juventusin e tij të dashur.

Në një intervistë për një radio italiane, nga Sidnei, kapiteni historik i bardhezinjve nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në klub në një të ardhme të afërt.

“Historia ime e dashurisë me Juventusin nuk mund të përfundojë kurrë. E shkuara ime me këtë klub nuk mund të fshihet kurrë. A mund të rikthehem? Asgjë nuk mund të përjashtohet, pikërisht për shkak të kësaj dashurie qe ndiej. Në jetën time nuk i kam mbyllur kurrë dyert askujt, e aq më pak do t’ia mbyllja një rikthimi të mundshëm tek Juventusi”, deklaroi Del Piero.

Në një vlerësim për rendimentin e skuadrës gjatë këtij sezoni, 38-vjeçari shtoi: “Mbiemri i parë që më vjen në mendje është mbresëlënës. Pavarësisht një fillimi që mund të dukej pak i ngadaltë, krahasuar me dhjetë fitoret radhazi të Romës, që ishin gjithashtu një arritje e mrekullueshme, në fund të fazës së parë numri i pikëve të fituara ishte i pabesueshëm. Energjia e pashtershme e Contes është gjithmonë aty, por edhe futbollistët, mbi të gjitha besimi që ata po tregojnë ndaj projektit, kanë një meritë të padiskutueshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA