Cameron mbron ushtrinë

16/01/2014 00:00

Në një shprehje të asaj se, sa e ndjeshme është qeveria britanike ndaj akuzave, se lidhjet e ngushta të Britanisë me Shtetet e Bashkuara janë minuar nga shkurtimet në ushtrinë britanike, apo refuzimi britanik për t’u përfshirë në sulmet ushtarake ajrore në Siri, kryeministri Cameron hodhi poshtë akuzat e bëra nga ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.

Sipas Gates, këto shkurtime nënkuptonin se Forcat e Armatosura britanike nuk ishin më një partner i plotë ushtarak i Shteteve të Bashkuara. Por, kryeministri Cameron tha se Robert Gates e ka gabim kur bën një deklaratë të tillë.

Qeveria britanike ka bërë shkurtime të mëdha në shpenzime, me synim pakësimin e borxhit të madh publik në vend, shkurtime që kanë ndeshur në kundërshtimin e gjeneralëve kryesor britanik dhe parlamentarëve vendas.

Ushtria britanike do të shkurtojë me 20 mijë numrin e ushtarëve të saj brenda një dekade, ndërkohë që flota ushtarake detare do të humbasë rreth 6 mijë ushtarakë, ndërsa forcat ajrore rreth 5 mijë syresh.

Megjithatë, Britania mbetet vendi i katërt me shpenzimet më të mëdha në botë në fushën ushtarake, pas Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë.

Duke kritikuar, në Londër, ushtrinë britanike, ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes në kohën e Bushit dhe Obamës tha se Britania, për herë të parë që pas Luftës së Parë Botërore, nuk ka një aeroplanmbajtëse  operacionale, ndërkohë që gjenerata e re e këtyre aeroplanmbajtësve do të hyjë në shërbim në vitin 2020.

Cameron tha se 160 miliardë stërlinat në programin e investimeve do të financonin aeroplanmbajtëset e reja, nëndetëset bërthamore, destrojerët dhe fregatat. Britania mbetet aleatja e Shteteve të Bashkuara dhe ka qenë e vetmja fuqi më e madhe, që i është bashkuar Amerikës në fushëbetejat në Irak dhe veçanërisht në Afganistan.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta