Drejtoria për hetimin e trafikimit të qënieve njerëzore, në dy operacione të ndryshme të realizuara më 14 dhe 15 janar, ka arrestuar 7 persona nën dyshimin se kanë trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion dy femra.

Në operacionin e parë, të realizuar në rajonin e Prishtinës pas një pune të gjatë hetimore, janë arrestuar pesë persona.

Ndërsa në operacionin tjetër, të kryer më datë 15 janar në rajonin e Gjilanit, kanë përfunduar në pranga dy persona të të tjerë, të cilët përveç veprave penale të sipërpërmendura, akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë këtij operacioni gjithashtu janë konfiskuar: 1 pistoletë e tipit “Smith & Wesson”; 8 fishekë; si dhe 27 mijë euro, 1.650 franga zvicerane dhe 1.000 dollarë.

Viktimat e identifikuara nga policia janë që të dyja femra, shtetase të Kosovës, të cilat janë marrë në pyetje dhe u kanë kaluar organeve përkatëse për mbrojtjen e viktimave.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe në të dyja rastet ndaj personave tanimë të arrestuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta