Australian Open, Murray kalon më tej

16/01/2014 00:00

Andy Murray mundi 3-0 me sete francezin Vincent Millot dhe kualifikohet për në raundin e tretë të “Australian Open”.

Kampioni i Uimbëlldonit e pati të lehtë në dy setet e para, ndërkohë që vuajti disi në te tretin, pasi humbi disa shërbime radhazi.  

Kundërshtari i ardhshëm i tenistit britanik do të jetë spanjolli Felisiano Lopez.

Supriza e raundit të dytë është eleminimi i Martin Del Potro.

Numri 5 në renditjen botërore u mund 3-2 me sete nga spanjolli Roberto Bautista.

Në kategorinë e femrave, tenistet pretendente kanë kaluar të gjitha në raundin e tretë.

Të mërkurën, i ka takuar Victoria Azarenka të sigurojë kualifikimin pas fitores 6-1, 6-4 ndaj çekes Barbora Zahlavova

Top Channel