Reduktim drastik i piraterisë në det

15/01/2014 15:45

Pirateria në det në brigjet e Afrikës Lindore ka njohur një rënie drastike gjatë 2013-s, informoi të mërkurën Zyrtare Ndërkombëtare Detare.

Me 264 sulme të regjistruara ose 40% më pak se viti paraardhës, pirateria ka njohur nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit.

Në krahasim me dy vitet e mëparshme, u regjistruan 75 raste sulmesh më pak se në 2012-n dhe 237 më pak se rekordi i shënuar në 2011-n.

Pranë brigjeve të Somalisë, u evidentuan vetëm 15 sulme të piratëve.

Vendosja e rojeve të armatosur në anije, patrullat e luftanijeve ndërkombëtare dhe stabilizimi relativ i gjendjes politike në Somali janë arsyet kryesore që kanë kontribuar në këtë përmirësim të situatës.

ZND informoi se 300 persona u morën peng në det gjatë 2013-s, nga të cilët 21 u plagosën ose mbetën të vrarë.

Për herë të parë pas shumë vitesh, brigjet më të rrezikshme nuk janë më ato somaleze, pasi fenomeni i piraterisë tashmë është më i përhapur në ujrat indoneziane.

Top Channel