Perëndimi mbështetje Assad-it?!

15/01/2014 00:00

Zëvendësministri i Jashtëm i Sirise, Faizal Mekdad tha se agjensitë
përendimore të Shërbimeve Sekrete kanë vizituar Damaskun, kohet e
fundit, për të biseduar mbi mundesite për të luftuar grupet radikale
islamike.

Sipas tij ka patur një të çarë mes zyrtarëve perendimore të sigurisë dhe politikanëve që po ushtrojnë presion për largimin e Bashar Al Asadit nga pushteti.Gjatë një interviste për BBC-ne, Mekdal nuk specifikoi se cilat prej agjensive kishin qendruar në kryeqytetin e Sirisë.  

Pyetjes nese Siria ka marre kerkesa nga vendet perendimore per te kthyer diplomatet e tyre ne Damask ai iu pergjigj: “Po, ka shumë vende që po na afrohen. Natyrisht disa po presin për takimin e Gjenevës, disa po shqyrtojne mundësite, të tjerë kërkojnë të bashkëpunojnë për cështje të sigurisë, sepse ata terroriste qe vijnë nga Europa Perendimore ne Turqi dhe Siri, janë shndërruar në një rrezik real për ta”.

Megjithese ‘Foreing Office’ nuk bëri asnjë koment, shefja e çështjeve ndërkombëtare në BBC, Liz Dyset tha se burime të informuara kanë konfirmuar takimet mes Perendimit dhe zyrtareve te sherbimeve sekrete siriane. Rritja e grupeve xhihadiste mes kryengritesve qe luftojnë Assad-in po shton shqetesimet ndërkombetare.

Te marten, presidenti francez, Fransua Hollande –gjate conferences per shtyp- tha se te pakten 700 shtetas francez i jane bashkuar kryengritesve ne Siri. Zyrtarët siriane do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë, javën e ardhshme. Megjithatë, opozita kryesore, “Koalicioni Kombëtar” nuk ka vendosur ende për pjesëmarrjen ne konferencen e paqes qe do te zhvillohet me 22 Janar ne Gjeneve .Analistët thanë se “konfuzioni në rradhët e opozitës po shqeteson perendimin dhe forcon besimin tek Qeveria Siriane”. Një zyrtar i koalicionit kombetar tha se SHBA dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar se do të “rishikojnë mbështetjen nese grupi nuk i bashkohet bisedimeve për paqen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB