Michelle Obama, e cila do të festojë 50-vjetorin e lindjes javën e ardhshme, nuk e përjashton mundësinë e një ndërhyrje estike në të ardhmen.
“Gratë duhet të kenë gjithmonë lirinë që të bëjnë gjithçka që ato i bën të ndihen më mirë me veten”, deklaroi Zonja e Parë e SHBA-ve për revistën “People”.
“Për momentin, nuk e kam menduar mundësinë e një operacioni plastik, por nuk them kurrë kurrë”, shtoi Michelle, e cila do të mbushë gjysmë shekulli jetë ditën e premte.
Në një këshillë drejtuar grave të tjera për mënyrën e se si duhet jetuar shëndetshëm, zonja Obama tha: “Nuk kam lënë kurrë pas dore mamografitë, kolonoskopitë apo kontrollet e tjera mjekësore. Përpiqem të jem gjithmonë e përpiktë. Përsa i përket ushqimit nuk jam asnjëherë e fiksuar me atë që konsumoj, por sigurohem që të ketë shumë fruta dhe perime në dietën time”.
Një prej sekreteve të Zonjës së Parë është edhe stërvitja, me disa orë palestër apo vrap në javë.
Në intervistën e saj, siç mund të parashikohej nuk kishte asnjë referencë ndaj jetës private të çiftit presidencial.
Së fundmi, në mediat amerikane po përflitet ekzistenca e një krize në martesën e Barack dhe Michelle Obamës, ndërsa kjo e fundit kaloi një javë pushimesh e vetme në ditët e ndërrimit të viteve.
Top Channel