Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryetari i Parlamentit Ilir Meta priti në kryesinë e Kuvendit drejtues të institucioneve të zgjedhura nga dikasteri që drejton.

Duke folur mbi prioritetet e sesionit parlamentar të vitit 2014, kryetari Meta tha se sfidë kryesore janë realizimi i reformës administrative-territoriale dhe asaj të drejtësisë.

“Së pari është reforma administrative-territoriale. Është vonuar koha për realizimin e kësaj reforme, që do përmirësonte cilësinë e pushtetit vendor dhe do ta bënte më efikas për politikat zhvillimore. Përshëndes iniciativën e depozituar në Kuvend nga mazhoranca për krijimin e komisionit bipartizan për këtë qëllim. Së dyti është reforma në drejtësi, që është prioriteti kryesor i procesit të integrimit. Qytetari shqiptar ka nevojë për një drejtësi evropiane. Aty është dhe themeli ku shëndoshet shoqëria”, deklaroi Meta.

Top Channel