Masakër në Irak, të paktën 73 të vdekur

15/01/2014 00:00

Një seri shpërthimesh me bomba në qendër të Irakut i kanë marrë jetën të paktën 73 personave, duke rikthyer hijen e terrorit në një vend që e ka vuajtur për një kohë shumë të gjatë peshën e sulmeve vdekjeprurëse.

16 jane viktimat ne Baquba, kryeqendra e provinces Diyala, të gjithë të vrarë ndërsa merrnin pjesë në ceremonine mortore të një milici sunit pro-qeveritar.

9 autobomba shpërthyen në pjesë të ndryshme të Bagdadit, duke marrë 37 jetë njerëzish e duke plagosur dhjetëra të tjerë. Situata, në kryeqytet është kaotike.

Në të gjithë vendin ka pasur një shtim të dhunes sektare vitin që shkoi, në nivele të cilat nuk ishin parë që prej 2007-tës.

Kombet e Bashkuara thonë se 7 818 civilë dhe 1 050 pjesëtarë të forcave të sigurisë humben jetën gjatë 2013-tës. Vetëm muaji Dhjetor shënoi 760 të vdekur.

13 vete, përfshire 9 ushtare u vrane ne dhe perreth qytetit te Mosulit sipas Agjensise Franceze te Lajmeve “AFP”.

6 nga ushtaret vdiqen prej nje bombe te vendosur ne rruge prane Ain al-Jahash. Spiralja e re e dhunes vjen ne kohen kur situata ne qytetin e Falluxhes, ne perendim te Bagdadit, vazhdon te mbetet e ndere.

Perplasjet mes forcave te sigurise dhe militanteve sunite te lidhur me Al-Kaeden, qe moren kontrollin e Falluxhes dy jave me pare vazhdojne me te njejtin intensitet.

Militantet ndermoren nje dite me pare sulme te koordinuara ne veri te qytetit, gjate te cilave shkaterruan dy tanke e mesyne nje komisariat policor.

Kryeministri shiit i vendit, Nouri Maliki, eshte zotuar ta zhduke nga rrenjet grupin e njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, por e perjashton idene e nje sulmi frontal ne Falluxha, e i ka bere thirrje banoreve t’i detyrojne militantet te largohen.

Ndjekesit e ketij grupi raportohet te kene perparuar nderkohe edhe ne Ramadi, kryeqendra e provinces se Anbarit, te cilin e moren shkurtimisht nen kontroll ne fillim te muajit, por me pas u zbrapsen nga forcat e sigurise dhe milicet pro-qeveritare Sahva.

Top Channel