Itali, ushtria kundër mafias?

15/01/2014 15:15

Qeveria italiane është duke marrë në konsideratë përdorimin e ushtrisë, për të luftuar mafien, e cila akuzohet për hedhjen e mbetjeve toksike në krahinën e Napolit.

“Ushtarët mund të përdoren për të luftuar për mbrojtjen e mjedisit dhe në luftën kundër mafies”, deklaroi nënsekretari italian i Mbrojtjes, Giocchino Alfano.

Besohet se mbetjet toksike që groposen në mënyrë të jashtëligjshme nga mafia janë fajtore për rritjen e rasteve të sëmundjeve kancerogjene, alergjive dhe keqformimeve në lindje në Campanias, që me 5,7 milionë banorë është një prej krahinave më të populluara të Italisë.

Aktualisht, eskavatorë të mëdhenj janë duke gërmuar në rrethinat e qytezës Casal di Principe, në veri të Napolit, ku besohet se janë hedhur mbetje toksike.

Gërmimet po kryhen nga persona të specializuar, të cilët janë të mbuluar me kostume mbrojtës.

Gërmimet në Casal di Principe nisën pas informacionit të dhënë nga një i penduar i mafias.

Kjo qytezë ndodhen në qendër të zonës së influencës së Kamorës, një prej grupeve më të mëdha dhe më famëkeqe të krimit të organizuar në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA