Gjermani, rritja ekonomike nën pritshmëritë

15/01/2014 15:35

Rritja ekonomike gjermane gjatë 2013-s ishte më e ulët nga sa pritej, treguan të dhënat zyrtare të publikuara gjatë së mërkurës.

Sipas statistikave të para zyrtare, ekonomia më e madhe europiane u rrit gjatë vitit të lënë pas me 0,4%.

Një e dhënë e tillë tregon për një rënie nga 2012-ta, kur u regjistrua një rritje prej 0,7%.

Ndonëse të dhënat janë vetëm paraprake dhe duhet ende pak kohë në një raport përfundimtar, tashmë bëhet e qartë që ekonomia gjermane ka regjistruar një rritje nën pritshmëritë gjatë 2013-s.

Pavarësisht kësaj, ekspertët janë të sigurt që ekonomia do të njohë një përshpejtim të dukshëm gjatë vitit aktual, duke prekur kufirin e një rritje vjetore prej 2%.

Berlini zyrtar ka informuar se pret që gjatë 2014-s rritja të jetë prej 1,7%.

“Ekonomia gjermane ka tregues të qartë rimëkëmbje që prej verës së shkuar dhe këto të dhëna optimiste do të shtohen gjatë këtij viti”, deklaroi Joerg Kraemer, kryeekonomist i bankës “Commerzbank”.

Rritja gjermane do të ndihmohet nga rimëkëmbja e përgjithshme në Eurozonë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy tregjet më të mëdha të eksporteve gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA