Cristiano: Dua të bëj 3 Topa të Artë

15/01/2014 00:00

Cristiano Ronaldo dha një intervistë për fifa.com ku foli për Topin e Artë të fituar vetëm dy ditë më parë.

“U lumturova shumë dhe u ndjeva krenar. Të fitosh një çmim si ky do të thotë të shpërblehesh për punën dhe përkushtimin tënd. Ishte një privilegj për mua që e mora çmimin nga duart e dy legjendave si Pele dhe Platini. Tani shpresoj që vitin e ardhshëm ta fitoj sërish”, tha portugezi i Real Madrid.

Sulmuesi, i cili në karrierë ka arritur kuotën e 400 golave në ndeshje zyrtare, deklaroi se fitorja e Champions-it të dhjetë me Realin e motivon edhe më shumë.

“Kupa e dhjetë na sjell paksa presion, por edhe dëshirë e motivim të madh. Real Madrid ka mundësi të fitojë Ligën e Kampioneve çdo vit. Të shohim nëse do të kemi fatin në anën tonë dhe të fitojmë këtë kompeticion që e duam të gjithë”, tha Cristiano.

Portugezi foli edhe për Botërorin e Brazilit, ku shpreson që me kombëtaren e tij të kalojë të paktën fazën e grupeve.

“Shpresojmë të paraqitemi mirë. Nuk duhet të harrojmë se u kualifikuam me vështirësi, na u desh të kalonim Suedinë në play-off. Jemi krenarë që do të marrim pjesë në një kompeticion që zhvillohet në vendin ku luhet më shumë futboll se kudo tjetër. Ne duam të kalojmë fazën e grupeve e më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Cristiano.

Top Channel