I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që… Një valë të nxehti përfshiu pjesën jug-lindore të Australisë, me
temperatura që i kalonin 40 gradët Celsius në disa zona ndërsa
autoritetet paralajmeruan për zjarre në pyje.
Në Viktoria, vetetimat janë bërë shkak për 250 vatra zjarri- mbremjen e së martës. Shefi i zjarrefikesve te vendit përmes një deklaratë tha se “temperaturat ekstreme në Viktoria në tre ditët e ardhshme do të vënë në provë shërbimet zjarrëfikese dhe komunitetin”. Megjithese flakët janë vënë nën kontroll në pjesën më të madhe të shtetit, ka ende disa vatra te medha zjarri.Autoritetet paralajmeruar banoret e Jepit dhe Nipos, në Viktoria, per t’u shperngulur, sepse zjarret ne pyje kane dale jashte kontrollit, në drejtim të juglindjes.
Në vitin 2009, si pasojë e zjarreve 173 persona humben jeten ne Viktoria dhe 2000 shtepi u shkrumbuan nga flakët.
Ndërkohë në Adelaide, në kryeqendren e Australisë Jugore, temperaturat arriten ne 45.1 grade Celsius. Mbi 14 mije shtepi mbeten pa energji elektrike, qe u shkaktuan kryesisht nga bubullimat dhe vetetimat. Gjatë turneut, “Australia Open” tenistit kanadez Frank Dancevic i ra të fikët gjatë ndeshjes si pasoje e te nxehtit.
Top Channel