Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për
gazetën “Epoka e Re” nuk i ka dhënë notë kaluese takimit të përbashkët
të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, që u mbajt më 11 janar në
Prizren.

Konjufca ka deklaruar se ky takim nuk ka pasur lidhje me bashkimin kombëtar dhe ka vlerësuar se konkluzionet e dala prej tij kanë qenë larg së mundshmes dhe së nevojshmes.

Në këtë kontekst, Konjufca ka thënë se qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u tallën me Luginën e Preshevës kur ndanë 100 mijë euro për shqiptarët e asaj zone.

“Ishin shqiptarët e asaj zone ata të cilët gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nuk kursyen jo vetëm miliona, por shumë prej tyre dhanë edhe jetën. Kurse shtetet tona tallen me ta”, ka thënë Konjufca.

Gjatë kësaj interviste nënkryetari i Kuvendit ka vënë në dukje se, çdo vit Serbia ka investuar së paku 50 milionë euro për serbët e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA