Thohir: Interi do të bazohet tek të rinjtë
14/01/2014 00:00
Pas barazimit me Chievon, Eric Thohir mundohet të qetësojë të gjithë tifozët e Interit.
Presidenti i ri i zikaltërve ka kërkuar durim nga të gjithë mbështetësit e skuadrës nga Milano: “Është e vështirë që të ringjitemi në majë menjëherë. Është një periudhë tranzicioni dhe do të duhen të paktën dy vite kohë.”
“Dua një klub të shëndoshë, të modelit anglez dhe lojtari im ideal është i moshës 24-26 vjeç, por kjo nuk do të thotë që nuk i vlerësoj ata që kanë fituar Tripletën”, shtoi Thohir në një intervistë për portalin Viva News.
Indoneziani bëri të qartë që politika e tij do të bazohet tek të rinjtë: “Na duhen futbollistë më të rinj. Gjithashtu, duhet të gjejmë një ekuilibër mes reparteve.”
Top Channel