
Në një kohë kur emigrantë në Shqipëri po hasin pengesa për rinovimin e
dokumentave të tyre për shkak të emërtimeve gjeografike në pasaportë të
shkruara në gjuhen shqipe, Avokati i Popullit i ka rekomanduar
Ministrisë së Jashtme të ndërhryjë nëpërmjet një marrëveshje për të
konsideruar të vlefshme pasaportat, deri sa atyre t’u mbarojë afati i
perdorimit ose në të kundërt nese do të duhet të bëhen pasaporta të reja
shteti shqiptar të paguajë koston.
“Çfarë janë pasaporta të bëra deri më sot me këto probleme dhe defekte, ne i kemi prozuar shteti shqiptar që të gjendet gjuha e përbashkët me republikën greke, që të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në ditën e mbarimit të afatit të tyre. Në rast të kundërt kostot për pasaportat e reja duhet t’i mbajë shteti shqiptar”, tha Totozani.
Sipas Avokatit te Popullit, pasaporta shqiptare permban edhe gabime te tjera perveç toponimeve, pasi nuk jane te plotesuar ne anglisht te gjitha rubrikat e saj, nderkohe qe mungon germa ë dhe ç.
Lidhur me pretendimin e Qeverise greke, Totozani shpjegon se ne qershor 2011 i eshte derguar nje note verbale Ministrise se Jashtme shqiptare nga pala greke, me propozimin per emertimet gjeografike, per te cilen nuk i eshte kthyer pergjigje.
“Ekziston një strukturë në Kombet e Bashkuara që quhet Grupi i Ekspertëve Ndërkombëtare për Toponimet, tek të cilët çdo shtet dërgon toponimet e tij në gjuhën ndërkombëtare. Eshtë një e drejtë që parashikohet në aktet ndërkombëtare. Ata kanë dorëzuar në qershor të 2011 një notë verbale, që kanë vendosur propozimet e tyre për të gjitha emërtesat gjeografike greke, ndaj të cilës duhet të ishte mbajtur një qëndrim nga Ministria e Jashtme. Nga sa kam informacion ato ishin emërtesa në gjuhë ndërkombëtare, në anglisht”, tha Totozani.
Ministria e Jashme Shqiptare eshte duke biseduar me palen greke per te gjetur nje zgjidhje ne menyre qe te mos ndeshkohen emigrantet shiptare qe jetojne e punojne ne vendin fqinje Greqi.
Top Channel