Rreth orës 13:00 të së martës në mjediset e një ëmbëltoreje në Prizren ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm shkaktuar nga një bombël gazi.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha konfirmoi për Top Channel ngjarjen e rëndë. Sipas tij, për disa minuta ka pasur rrjedhje të gasit e pas krijimit të një vakumi ka shpërthyer zjarri.

5 persona janë plagosur. 4 prej tyre janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa një femër ka marrë lëndime më të rënda dhe është transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrëfikësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA