Parlamenti Evropian do të diskutojë të mërkurën projekt/rezolutat për
Kosovën dhe Serbinë, të cilat janë hartuar në bazë të raporteve vjetore
të raportuesve Ulrike Lunaçek dhe Jelko Kaçin.

Në këto dokumente, Parlamenti Evropian ofron mbështetje të fuqishme për dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa autoritetet në Kosovë dhe Serbi ftohen të lëvizin me vendosmëri drejt standardeve evropiane.

Sipas raportimeve të “REL”, të premten, dy ditë pas debatit, deputetët do të votojnë për rezolutat e propozuara.

Ndërkohë, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë më 28 janar, njoftoi një ditë më parë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç.

“Me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, jemi marrë vesh që dialogu të vazhdojë më 28 janar”, tha Daçiç.

Ai po ashtu theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në veri të Kosovës, të parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit.

“Duhet të gjejmë kompromis, nuk duhet ta izolojmë veten”, ka shtuar Daçiç, i cituar nga agjencia serbe e lajmeve “B92”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA