Papa Françesku denoncon “horrorin” e abortit

14/01/2014 00:00

Papa Françesku ka shprehur indinjatën e tij më të fortë deri më tani mbi abortin, duke e quajtur atë një simptomë “të llahtarshme” të një “kulture pakujdesie”, që shton shumë pak vlera në jetët njerëzore.

Ati i Shenjtë tha se ishte “i frikësuar”, sapo mendonte rreth ndërprerjes në fazat e hershme të shtatzanive.

Që prej zgjedhjes së tij në Mars, Papa nuk është shprehur kundër abortit aq ashpërsisht sa paraardhësit e tij. Këto komente të tanishme, ai i bëri në fjalimin “Gjendja e Botës”, duke iu adresuar të gjithë diplomatëve të akredituar në Vatikan.

“Është e tmerrshme, qoftë edhe ta mendosh se ka fëmijë, viktima të abortit, që nuk arrijnë të shohin kurrë dritën e diellit”, tha ai gjatë fjalimit, që theksonte të drejtat e fëmijëve anembanë botës.

“Për fat të keq, gjëra që hidhen tutje nuk janë thjesht ushqime apo objekte të pavlera, por shpesh herë edhe vetë qenie njerëzore, të cilët zhduken si të panevojshme”.

Megjithatë, korrespondentë të huaj në Romë thonë se, në disa ambiente të Katolicizmit Roman ka shqetësime se Papa nuk po e shfaq pikëpamjen e Kishës ndaj abortit me forcën e duhur. Qëndrimi i Papës në favor të mëshirës përkundrejt dënimeve, e ka bërë edhe më konservative shqetësimin e katolikëve romanë, megjithatë, ata mirëpresin vërejtjet e fundit të bëra nga Papa.

Disa muaj më parë, Papa Françesku pranoi se ka thënë shumë pak mbi çështje si aborti dhe kontraceptivët. Por, ai shpjegoi se e ka parë të arsyeshme, që nuk është e nevojshme të diskutosh mbi këto çështje kontroverse “gjatë gjithë kohës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA