
Presidenti Fransua Holond do t’u drejtohet francezve për t’i paraqitur
planet ekonomike, por me të gjitha gjasat, interesi i medias do të
përqendrohet tek jeta e tij personale.
Javën e kaluar, revista “Closer” shkruajti për lidhjen e presidentit me aktoren 41-vjeçare, Zhuli Gaje. Ai nuk hodhi poshtë cfarë ishte shkruar por protestoi kundër asaj që e quajti “pushtimi i privatësisë”. Partnerja e tij prej vitit 2007, Valerie Treëeiler prej të premtes ndodhet në spital, ku sic thanë këshilltaret e saj, ka pësuar “një shok” pasi ka lexuar shkrimin revistën “Closer”.
Ajo duhet të dilte nga spitali- të hënën, – por mjekët e këshilluan për më shumë pushim. Konferenca e së martës është caktuar në orën 16.30 ishte e planifikuar kohë më parë dhe do të paraqesë politikat e reja që do të ndihmojnë ekonomike e Francës, ende në vështirësi.
Siç raportojnë mediat, ai do të nënvizojë idetë dhe përpjekjet për të stimuluar rritjen ekonomike si dhe për të luftuar papunësinë që ka arritur në shifra rekord. Shumë franceze besojnë se ai dicka do të thotë edhe për jetën private. Media franceze përballet me rregulla të ashpra për privatësinë, por tradita e sekretit për jetën private të figurave publike është shkelur vazhdimisht, vitet e fundit.
Të premten, revista “Closer” publikoi një artikull prej shtate faqesh dhe shume foto, ku flitej për lidhjen e tij të re. Fransua Holond nuk është martuar asnjehere. Partnerja e mëparshme e tij ishte politikania socialiste Segolen Ruajal dhe me pas gazetarja Valerie Treëeiler. Skandali vjen në një kohë të vështire për 59-vjeçarin Fransua Hollande, presidenti më pak popullor në historinë moderne të Francës. Pikërisht për këtë analistet thonë se ai duhet dale përpara gazetarëve dhe publikut me një përgjigje “të qartë, të pastër dhe të saktë”.
Top Channel