
Fernando Alonso ka thënë se nuk mund të premtojë asgjë në kuadër të sezonit të ri të Formulës 1 pasi do të jetë një vit i vështirë për shkak të ndryshimeve në rregullore.
“Duhet të kërkojmë të përmirësohemi dhe të punojmë sa më mirë të jetë e mundur. Sezonin e ardhshëm duhet të kërkojmë perfeksionin në gjithçka që bëjmë. Do të jetë një vit i vështirë për shkak të ndryshimeve në rregullore dhe duhet të bëjmë të pamundurën për të mos gabuar në asgjë”, tha piloti spanjoll i Ferrarit në deklarata të publikuara nga ‘AS’.
Në lidhje me titullin kampion, Alonso tha: “Shpresoj shumë, por në sport nuk mund të premtosh.”
Në fund, dy herë kampioni në Formulën 1 foli edhe për urdhrat e ekipit: “Kur ekipi të kërkon diçka, duhet të bindesh normalisht. Ekipi ka informacion të detajuar për garën dhe e di mirë se çfarë po ndodh. Mund të pyesësh për arsyet e urdhrit, por duhet të bindesh patjetër.”
Top Channel