Brazil, policia nën hetim për vrasje

14/01/2014 00:00

Autoritetet në Brazil kanë hapur një hetim për të zbuluar nëse një grup policësh kanë kryer një fushatë vrasëse në shenjë hakmarrjeje ndaj disa kriminelëve.

Të paktën 12 persona u vranë gjatë natës nga persona të armatosur në lagjen Kampinas, në veri të Sao Paolos. Sulmet filluan disa orë pasi një polic që nuk ishte në detyrë mbeti i vrarë në një grabitje.

Hetuesit deklaruan për BBC se sulmi hakmarrës nga agjentët e policisë po konsiderohet si pista kryesore e hetimit.

Në një rast, agresorët ndaluan makinën e tyre përpara një grupi njerëzish, kërkuan që fëmijët të largoheshin dhe më pas hapën zjarr ndaj të tjerëve, duke vrarë shumë prej tyre.

Kalibri i armëve të përdorura në këto sulme është i njëjtë me atë të armëve që përdoren nga policia ushtarake, tha më tej burimi për rrjetin informativ britanik.

Ndërsa sipas mediave lokale, shumica e personave të vrarë janë persona me preçedentë për krime të ndryshme. Hetuesit besojnë se sulmet ndodhën në të njëjtën sekuencë, në të njëjtën zonë të qytetit dhe në hapësirën e pakë orëve.

Sipas një komandanti të policisë lokale, po shqyrtohen edhe pista të tjera, përfshirë një ekzekutim ekstragjyqësor apo një konflikt mes bandave kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA