Armatoset Azia Lindore

14/01/2014 00:00

Azia Lindore po armatoset dhe mes vendeve te saj nuk ka traktate për sigurinë e rregullat e sjelljes.

Me të hyrë 2014-ta, në portin Cam Ranh të Vietnamit mberriti e para nga gjashtë nëndetëset ruse, e cila mban emrin “Hanoi”.

Tonet e shtypit dhe qeverise vendase ishin mjaft entuziaste per kete zhvillim, qe per ekspertet shenon një hap te rendesishem  perpara sa i takon aftesise mbrojtese te ketij vendi.

Ushtria vietnameze tani mund të veprojë në tre dimensione: në tokë, në det dhe në ajër.

Vietnami radhitet keshtu bashke me Indonezinë, Singaporin dhe Malajzinë tek kombet e Azisë Juglindore që kanë nëndetëse.

Megjithatë, deri sa ato të vihen në përdorim efektiv do të kalojë një farë kohe, aq me teper qe autoriteteve vietnameze i mungon planifikimi strategjik i përgjithshëm, marinarët dhe njohuritë teknike, ndaj mbeshtetja e Moskes do të jetë e nevojshme për të paktën dhjetë vjet.

“Me blerjen e nendeteseve, Vietnami ndjek nje prirje të përgjithshme në rajon, thote “Deusche Welle”.

Aeroplanmbajtësja e pare kineze e nisi shtatorin e vitit 2012 lundrimin ne  Kinës Lindore, ndersa Japonia njoftoi se deri në vitin 2015 do të hedhë në shërbim një helikoptermbajtës.

Në të gjithe zonën e Azi-Paqësorit vihen re masa për armatimin dhe modernizimin e ushtrisë, sic tregon studimi i një grupi ekspertësh të “Fondacionit Korber”.

Arsyet e ketij fenomeni, ekspertët i shohin tek suksesi ekonomik i vendeve të Azisë Lindore dhe rritja e shpenzimeve per mbrojtjen.

Interesi i shteteve bregdetare të kësaj zone për gjetjen dhe shfrytëzimin e burimeve të reja të lëndëve të para eshte shtuar.

Prej vitesh, vendet ne fjale kanë mosmarrëveshje dhe ngrenë pretendime për ishuj dhe arqipelagë, pasi mendojnë se rreth tyre ka burime lëndësh të para dhe rezerva peshkimi ose sepse kanë rëndësi strategjike.

Të njëjtët specialiste theksojne se tendenca e armatimit ushtarak është e rrezikshme për sa kohë nuk ka një kuadër për arkitekturën strategjike dhe kur secili mundohet të demonstrojë sa më tepër fuqi ushtarake.

E domosdoshme është, sipas tyre një marrëveshje si ajo mes SHBA dhe Bashikimit Sovjetik në kohën e Luftës së Ftohtë, sepse territori detar ne diskutim është edhe më i vogël se asokohe kur qe fjala për oqeanin Atlantik dhe atë Paqësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA