Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe shefi i Ujësjellësit
në Prishtinë u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos keqpërdorin ujin e
pijshëm.

Prishtina me rrethinat e saj aktualisht nuk do të ketë reduktime shtesë, por në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina thonë se situata është emergjente.
 
“Një herë për njëherë nuk do të ketë reduktime shtesë. Më vjen keq që nuk ka shumë reshje, por nga ana jonë do të punojmë në ditët në vijim që në këtë situatë emergjente të ndërmarrim hapa për parandalimit e keqpërdorimit”, u shpreh Ahmeti

“Situata është emergjente, shfrytëzoj rastin t’i lusë konsumatorët që të paguajnë ujin, që mos ta keqshfrytëzojnë. Sepse vërtetë jemi në një situatë që nëse nuk ka të reshura, e njoftova edhe kryetarin, tre deri në katër muaj nuk ka ma shumë ujë, rezerva në liqejt tanë”, thotë Gjelosh Vataj, shef ekzekutiv i KURP,
 
Ahmeti beri të ditur se në ujësjellësin rajonal ka humbje mbi 50 %, dhe konsumi ditor për person është rreth 140 litra. Sipas tij, synim kryesor është që konsumi të ulet në 125 litra përmes fushatave të vetëdijesimit, dhe investimeve tjera për të zvogëluar humbjet në rrjet.
 
Me tej kryetari i komunës është zotuar se do të angazhohet për të shtuar presionin tek Qeveria e Kosovës për të punuar më shumë sa i përket investimeve në ujësjellësin rajonal. Uji i pijshem ka qenë një ndër shtyllat kryesore të fushatës që e bëri Shpend Ahmetin fitues të komunës ndaj situata e krijuar si pasojë e tharjes së liqeneve që furnizojnë kryeqyetin përbën një sfide të madhe për këtë fillim mandati.
 
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA