Duhet të ishte një pike bashkimi, por në fakt ura mbi lumin Ibër, deri sot është një pikë ndarjeje.

E megjithatë, shqiptarët nuk e kanë braktisur plotësisht Mitrovicen e Veriut, ka ende shumë të tillë që jetojnë mes vështiresive dhe ankthit, në pjesen e qytetit të kontrrolluar nga serbët.

Një realitet i veshtirë, ku banorët duhet të ngrenë gjithçka të vetëm, me rrezikun që është kthyer tashmë në një pjesë normale të jetës së tyre.

Kalimi ne krahun tjeter te qytetit duhet bere permes nje rruge alternative qe anashkalon barrikadat e ngritura nga serbet.

Targat, sigurisht duhen hequr për të shmangur çdo problem a përplasje të mundshme.

Hera-herës duket sikur kjo pjese nuk është çliruar ende, tensioni të ndjek kudo përgjatë rrugës kryesore që të çon në lagjet ku ende jetojnë shqiptarët.

Në Kodren e Minatoreve shqiptaret kanë qenë dikur shumicë dërrmuese, ndersa sot janë në minorance të theksuar.

Shteti serb ka investuar jo pak në këtë pjesë, duke blerë shtëpite e shqiptarëve të larguar, e duke strehuar në to familjet serbe që tashmë përbejnë shumicën.

Rrugicat janë të heshtura, e mbartin ankth mes tyre. Situata është e vështirë, sidomos tani që në një mënyre ose në një tjeter u zyrtarizua edhe ndarja e qytetit në dy pjesë.

Komuna e Mitrovices Jugore ka drejtim shqiptar, ndersa ajo Veriore serb.

Banoret mbeshteten me se shumti tek njeri-tjetri, sa kohe ndikimi i qeverise se Kosoves ketu ndihet pak.

Shtepite e boshta e ne shumice te djegura te shqiptareve te drejtojne per ne lagjen ngjitur, ne Kroin e Vitakut.

Lagjja ne vetevete eshte e ndare ne dy pjese, çka dallohet lehtesisht edhe me sy te lire.

Mes 30 shtepive te shqiptareve, dominon ajo e piktorit e poetit te njohur Kadri Kadriu, te masakruar nga serbet ne vitin 1999.

Familjaret e tij jane ende ketu mes kujtimeve qe i mbajne lidhur me te shkuaren tragjike, por edhe me te tashmen ne te cilen duhet te ngrene bashkjetesen me serbet.

Ofertat nga shteti serb per te shitur shtepine edhe me shifra marramendese nuk i kane munguar, por ata nuk kane pranuar te lene token e tyre.

Shqiptaret po perpiqen te kthehen, e kjo dallohet edhe ne disa shtepi te reja qe po ndertohen edhe me mbeshtetjen e qeverise se Kosoves.

Por, nga krahu tjeter keto ndertime duken po aq ironike sa kohe levizja e banoreve eshte e kushtezuar.

Ata s’mundet te kalojne nga lagjet kryesore te qytetit te tyre, por per te zbritur ne Mitrovicen Jugore duhet te zgjedhin rrugica dytesore.  

E po ashtu, siguria qe duket e varur me shume nga humori ditor i strukturave paralale serbe sesa i policise se Kosoves.

Ndryshe eshte realiteti per serbet qe mundet te qarkullojne lehtesisht ne te dyja pjeset e qytetit me makinat e targat e Serbise.

Situata nuk eshte e ndryshme edhe ne lagjet e tjera te veriut te Mitrovices ne ate 7 Shtatori, ne luginen e doktoreve, ne qender e po ashtu ne ate te ashtuquajturen lagjja e boshnjakeve. Barrikadat mbajne gjithçka te ndare..

Ne lagjen e boshnjakeve frika ndihet jo pak tek bizneset shqiptare. Edhe ketu shteti serb ka blere dhjetra shtepi te cilat ne pak vite i ka bere pallate duke strehuar serbe te ardhur nga zona te tjera.

Shumica refuzojne te flasin, disa nuk duan te ngaterrohen, te tjere as te identifikohen… ata ndihen edhe sot te pasigurt.

Ka pak dhe shume per te thene per situaten ne kete pjese te qytetit. Gjithçka dallohet lehtesisht ne Mitrovicen Veriore, ku problemet nuk kane te sosur mes banoreve  qe jane te imponuar te jetojne si te huaj ne qytetin, ne token ne vendin e tyre….

Nese dikur shembja e murit te Berlinit u quajt nje fitore e demokracise, po ky mur inertesh qe mban te ndare qytetin e Mitrovices, çfare mund te quhet? Sigurisht nje fitore e lirise jo…..

Top Channel