Kanibalizëm në Republikën Qendrore të Afrikës

13/01/2014 00:00

Një kanibal i quajtur “Qeni i tërbuar” ka ngrënë këmbën e një burri musliman pasi fillimisht e ka rrahur dhe djegur. Ngjarja ka ndodhur në Republikën Qendrore të Afrikës.

Sipas BBC, viktima është nxjerrë nga një autobus me të cilin po udhëtonte në kryeqytetin Bangui, është rrahur, është goditur me thikë dhe më pas i është vënë zjarri nga një grup të krishterësh. Pas kësaj, “Qeni i tërbuar”, emri i vërtetë i të cilit është Ouandja Magloire, i ka prerë këmbën dhe e ka ngrënë atë.

Kanibali i ka thënë një reporteri të BBC-së se e ka bërë këtë gjë për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së gruas së tij shtatzënë nga muslimanët.

Shumë të krishterë në Republikën Qendrore të Afrikës besojnë në magji dhe në qafë mbajnë varëse me mishin e viktimave të tyre pasi mendojnë se kjo gjë i bën të pamposhtur.

Top Channel