
Lulzim Basha është në mesin e një turi kombëtar, i nisur si një kremtim i
23-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, e cila doli në
opozitë 7 muaj më parë me kuota shumë të ulëta elektorale.
Qarku i Shkodres ishte nje nga bastionet e rrezuara ne zgjedhje, por kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, beson se ringritja do te nise serish nga Shkodra, qytet i cili per demokratet eshte simboli i rezistences dhe besimit tek liria.
“Se demokratët shkodrane do ta bëjnë këtë më së miri duke i dhënë një shembull inkurajues demokratëve të gjithë Shqipërisë në një agore të madhe, një kuvendim të madh burrash dhe grash të lira, të rinjsh dhe të rejash të bashkuar nga pasioni i lirisë, ku nuk do të mbyllet asnjë gojë, ku nuk do të mbetet asgjë pa thënë, por asgjë që nuk vlen”, tha Basha.
Keto do te ndodhin pas nje muaji, kur te nise zgjedhja e strukturave te reja Partise Demokratike, nje proces nga i cili Lulzim Basha pret qe demokratet te dalin te bashkuar pavaresisht nga difektet e se kaluares.
“Të bashkuar të shohim plot optimizëm të ardhmen. Të shohim në sy çfarë nuk kemi bërë mirë, e çfarë duhet të bëjmë më mirë për t’ju përgjigjur me energji të reja, pritshmërive dhe aspiratave të shkodranëve dhe mbarë shqiptarëve si parakusht i rikthimit tonë si fitimtare në Qarkun e Shkodrës dhe anembanë Shqipërisë”, tha Basha.
Zoti Basha thote se Partia Demokratike duhet te behet gati sa me shpejt per t’u rikthyer ne qeverisjen e vendit, pasi, sipas tij, koalicioni Rama-Meta po faktohet çdo dite si mazhorance e rene moralisht per shkak te mashtrimeve elektorale dhe keqqeverisjes.
“Cila është oferta e tyre, varfërim dhe mjerim për shqiptarët, varfërim dhe mjerim për më të varfërit, frikësim për sigurinë, ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurt. Ky është vizioni i madh i rilindjes me të cilën mashtruan të mashtruarit.Të bashkohemi me njëri-tjetrin, më shumë se kurrë, më të hapur se kurrë për t’u rikthyer në lartësinë e misionit që na presin sot shqiptarët”, tha Basha.
Top Channel