
Al Kaeda mbetet ende një kërcënim i madh për Lindjen e Mesme dhe Afrikën
e Jugut, megjithëse kanë kaluar dy vjet e gjysëm nga vdekja e
udheheqesit të saj, Osama Bin Ladenit.
Xhejms Matis, ish-gjenerali amerikan që drejtoi marinsat amerikane ne Irak dhe më pas në Lindjen e Mesme, Pakistan dhe Afganistan u shpreh i shqetesuar për kursin e luftës kundër organizatës terroriste. “Xhihadi i dhunshëm, veçanërisht al-Kaeda- tha ai- janë në rritje për nga numri i pasuesve të tyre. Në fakt ata po fitojnë terren dhe po shfrytëzojnë mundësi të reja”.
Gjatë një konferencë në Uashington, të organizuar nga Fondacioni XhejmsToun, Matis tha se “perëndimi nuk po arrin ta kuptojë Al Kaedën dhe si rezultatet nuk ka arritur të hartojë një strategji të efektshme operacionale dhe propagandistike për ta mundur organizatën”.
Megjithëse shumë nga ndihmësit e lartë të Bin Ladenit kanë vdekur ose janë vrarë nga forcat speciale të Shteteve të Bashkura, ose gjatë sulmeve me avionë pa pilot, grupet xhihadiste në Siri, Somali, Jemen, Libi dhe në Afrikën Perëndimore kanë qënë në gjendje të ndërmarrin disa operacione të mëdha gjatë vitit të kaluar. Në 2013, xhihadistët e frymëzuar nga Al Kaeda ose të lidhur me të, sulmuan një qendër tregtare në Kenia, ku u vranë të paktën 72 vetë, pushtuan një impiant gazi në Algeri dhe vranë 39 pengje.Sulmet e al-Kaidës janë duke u shtuar përsëri në Irak. Në shkretëtirën Sinai të Egjiptit, ekspertët kanë frikë për shtimin e grupeve ekstremiste vendase shume prane një lidhjeje zyrtare me Al Kaidën.
Xhihadistët kanë dalë si forca më e fuqishme në radhët e kryengritësve në Siri që luftojnë për largimin e Presidentit Bashar al Assad. Në Uashington, ekspertët që morën pjesë në konferencën Jamestoën thanë se misioni kundër terrorizmit ka të ngjarë të bëhet edhe më i vështirë gjatë vitit 2014.
Top Channel