Spanjë, marshimi në mbështetje të ETA-s

12/01/2014 09:20

Të paktën 100 mijë persona marshuan në orët e vona të së shtunës në qytetin spanjoll të Bilbaos, në mbështetje të militantëve të dënuar të ETA-s.

Madridi vendosi që të mohonte një amnisti për disa anëtarë të burgosur të organizatës separatiste, e cila vendosi të ndalonte luftën e saj të armatosur pas 40 vitesh, gjatë 2012-s.

Ndonëse autoritetet spanjolle kishin vendosur që të lironin militantët, shumica të dënuar për vrasje, një vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e shpalli të paligjshme amnistinë, duke qenë se kishte elementë prapaveprues.

Sipas banorëve baskë të krahinës, kjo mënyrë sjellje ndaj ETA-s është një akt tradhëtie i Madridit, i cili nuk po zbaton zotimet e bëra kur organizata vendosi të shpallte armëpushimin.

Gjatë ekzistencës së saj, ETA ka marrë përsipër përgjegjësinë për qindra të vrarë, mes të cilëve shumë zyrtarë apo policë.

Viktima të dhunës së ETA-s e konsideruan këtë marshim solidarizues si një “tallje” me dëshmirët e rënë për Spanjën e bashkuar.

Top Channel