
Juventus përmbysi rezultatin dhe mposhti 4-1 Cagliar-in, duke e mbyllur fazën e parë në vendin e parë, me 52 pikë, po aq sa ekipi i Capello-s në sezonin 2005-2006.
Fitorja e 11 radhazi, e skuadrës së drejtuar nga Conte, vendos një rekord të ri në historinë e klubit të Juventus-it.
Nga rezultati, mund të duket se Juve e pati të lehtë fitoren, por duhet thënë se ajo vuajti dhe rrezikoi shumë.
17 minuta nga fundi, goli i Marchisio-s i dha avantazhin 2-1 dhe qartësinë e duhur bardhezinjve, të cilët shënuan edhe 2 herë të tjera me Llorente dhe Lichsteiner.
Edhe Roma fitoi me 4 gola ndaj Genoa-s, duke ruajtur pozitat në vendin e dytë. Fundjava në Serie A do të mbyllet me ndeshjen Sassuolo-Milan, e cila do të transmetohet në Supersport 2, në orën 20:45.
Top Channel