Zjarr shkreton qytetin historik në Tibet
11/01/2014 00:00
Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar të paktën 100 banesa historike në qytetin Dukezong në provincën Yunan në Tibet.
Qyteti është një destinancion i rëndësishëm turistik në Kinë për shkak të historisë së tij, që daton mbi 1300 vjet më parë.
Autoritetet dyshojnë se zjarri ka shpërthyer nga pakujdesia, ndërkohë që qindra zjarrfikës janë përfshirë në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve dhe ndalimit të dëmit të jashtëzakonshëm.
Qindra banorë janë zhvendosur, ndërsa dëmet përllogaritën mbi 15 milion dollarë. Zona ku ndodhet qyteti Dukezong që prej 2001 ka njohur një bum turistik pas ndryshimit të emrit në Shangri-La, sipas novelës së James Hilton.
Top Channel