Shkrirja e akujve SHBA-Kubë

11/01/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për ngritjen në të tjera nivele të marrëdhënieve të tyre me Kubën.

Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, që kushtëzoi këtë afrim të dy vendeve që s’kanë kontakt diplomatik prej dekadash, me ecurinë e lirisë politike në vendin komunist.

“Ne jemi shumë të hapur për marrëdhëniet tona me Kubën, por këto marrëdhënie duhet të ecin paralelisht me lirinë e fjalës dhe shprehjes atje”, tha Edward Alex Le.

Ai tha se dy vendet kanë arritur progres konstruktiv dhe thelbësor në fushën e emigracionit dhë në një sërë cështjesh të tjera, por pa dhënë detaje mbi këto përparime.

“Pavarësisht vështirësive historike në marrëdhëniet tona, ne kemi mundur të bisedojmë me njëri-tjetrin me respekt. Por ajo që duam ne është që kubanët të kenë lirinë e fjalës, t’i ankohen qeverisë së tyre pa patur frikë se do të arrestohen”, tha ai në një konferencë për shtyp në Kubë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta