Mjegulla e dendur që ka përfshirë pjesën ku gjendet aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka bërë që nga 26 fluturime të parashikuara për ditën e shtunë të anulohen 13 prej tyre.

Sa u takon 13 fluturimeve të tjera, 5 janë drejtuar për në aeroportin e Tiranës, 1 në Selanik dhe 7 të tjerë janë realizuar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Janë anuluar një numër fluturimesh për shkak të mjegullës së dendur. Nga 26 që kanë qenë në plan të realizoheshin sot, 13 prej tyre janë anuluar, 5 i kemi drejtuar në aeroportin e Tiranës, 1 në Selanik dhe 7 të tjera janë realizuar”, ka thënë Gara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA