Ndërron jetë Ariel Sharon

11/01/2014 00:00

Ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare Ariel Sharon, njëri prej kryeministrave më të suksesshëm të Izraelit.

Sharon vdiq në Qendrën Mjekësore Sheba në afërsi të Tel Avivit, ku ishte i shtruar. Që prej 2006-ës ai ndodhej në gjendje kome. Mjekët që përkujdeseshin për të paralajmëruan së fundmi se shëndeti i ish-kryeministrit ishte përkeqësuar ndjeshëm.

Një javë më parë, profesori Zeev Rotstein i Qendrës Mjekësore, tha se Sharon jo vetëm që nuk do të dalë nga gjendja e komës, por edhe se gjendja e tij ishte përkeqësuar. “Nuk mund të them që jam optimist, madje do të thosha se jam më pesimist se më parë”, tha ai.

Ariel Sharon ishte kryeministri i 11 i Izraelit. Një veteran i dhjetra betejave në radhët e ushtrisë izraelite, ku madje edhe është plagosur rëndë, ai ndërtoi figurën e një lideri karizmatik dhe ngjiti shkallët e politikës gradualisht deri kur më 7 mars të vitit 2001 erdhi në pushtet ku qëndroi deri më 4 janar të 2006-ës kur u godit nga sëmundja dhe ra ën koma.

Një partizan i pajtimit dhe shuarjes së konflikteve në Lindjen e Mesme, pak muaj para rënies në koma, ai u shkëput nga partia Likud dhe formoi Kadiman pas kritikave të ashpra që mori për qëndrimin e zbutur ndaj palestinezëve dhe sidomos për tërheqjen nga ndërtimet kolone në Bregun Perëndimor.

Sëmundjen e tij mjekët ia faturuan shëndetit të tepërt. Që prej 1980 ai vuante nga obeziteti, madje edhe bënte shaka me të sa në një rast në një deklaratë publike tha: “Unë e dua jetën, por më shumë dua ushqimin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA