Kreu i ushtrisë synon presidencën

11/01/2014 00:00

Kreu i ushtrisë egjiptiane, Abdel Fattah al Sisi do të kandidojë për president nëse populli do t’ia kërkojë këtë dhe nëse forcat e armatosura e mbështesin.

“Nëse unë emëroj veten time, atëherë duhet të ketë një kërkesë nga populli dhe një mandat nga ushtria”, deklaroi gjenerali i cituar nga gazeta “Al Ahram”.

Ndërkohë, një burim anonim ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “AFP” se kryeushtaraku e ndjen që nuk mund të rrijë mënjanë nëse ka një kërkesë të qartë për kandidimin e tij.

Raportimet e fundit nga mediat lokale sugjerojnë se gjenerali e ka seriozisht synimin e tij. Komentet e tij të publikuara të shtunën vijnë vetëm pak ditë para mbajtjes së referendumit për kushtetutën e re.

Bëhet fjalë për të parën kushtetutë pas një seri zgjedhjesh që qeveria me mbështetje ushtarake thotë se do të rivendosë rendin pas rrëzimit të presidentit Mohammed Morsi në korrik.

Zoti Morsi po përballet me akuza kriminale, bashkë me shumë liderë të Vllazërisë Myslimane, nga e cila ai ka dalë.

Gjyqi i tij duhet të fillonte këtë javë, por ai u shty për më 1 shkurt pasi zyrtarët deklaruan se moti i keq pengoi transportin me helikopter të ish-presidentit nga burgu në Aleksandri në gjykatën e Kajros.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta