Inspektorati Policor i Kosovës, pas një hetimi intensiv ka ndërmarrë të shtunën një operacion të përqendruar në Prizren dhe Suharekë, ku janë bastisur tre lokalcione të ndryshme.

Operacioni, i koduar me emrin “Autoriteti”, ka çuar në arrestimin e tre personave nën dyshimin se kanë kryer një seri veprash penale si: abuzim me anë të detyrës dhe marrje ryshfeti.

Një nga të arrestuarit është pjesëtar i Policisë së Kosovës me detyrë në Drejtorinë hetimore të trafikut të drogës, njësia Prizren.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore të këtij qyteti, personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, deri në vazhdimin e proçedurave të rregullta gjyqësore. Kurse zyrtari policor është pezulluar.

Në këtë aksion që ka zgjatur disa orë, në mbështetje të hetuesve të IPK-së kanë qenë edhe kolegët nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit dhe disa zyrtarë nga Njësiti Special Operativ i Policisë së Kosovës.

Operacioni përveç arrestimeve është mbyllur edhe me konfiskimin e dy armëve të gjata zjarri, disa pajisjeve kompjuterike, dokumente të ndryshme, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA