Gjenevë, po uraniumit ‘civil’, jo ‘ushtarakut’

11/01/2014 00:00

Është gjetur akordi i përbashkët mes grupit të P5+1 dhe Iranit, për zbatimin e marrëveshjes së Gjenevës mbi programin bërthamor, sipas së cilës, Teherani do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit mbi 5% dhe do të neutralizojë rezervat e uraniumit të pasuruar deri në 20%.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendës/ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili ndodhet në Gjenevë si kreu i ekipit negociator iranian mbi marrëveshjen bërthamore me P5+1, por pa saktësuar nëse zbatimi i saj do të nisë, siç pritet, pikërisht nga 20 Janari.

“Rezultati i bisedimeve, gjatë dy ditëve të fundit, në lidhje me mënyrën se si do të zbatohet akordi i Gjenevës, është transmetuar në kryeqytetet respektive, e më pas do të merret vendimi përfundimtar, i cili edhe do të bëhet i ditur”, tha Araghchi, numri 2 i Ministrisë së Jashtme iraniane.

“Është arritur një progres domethënës mbi të gjitha çështjet e rëndësishme”, ka reaguar zv/sekretarja e përgjithshme e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Europian, Helga Schmid.

Ashtu siç ishte bërë e ditur gjatë ditëve të kaluara, Araghchi ka diskutuar për 2 ditë me radhë me zv/sekretaren e përgjithshme të Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së, Helga Schmid, e cila përfaqëson grupin e P5+1 (5 anëtarët e përhershëm të KS në OKB, SHBA-Britani-Francë-Rusi-Kinë, dhe Gjermania).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA