Dështojnë sërish mbledhjet inauguruese të katër komunave në qytetet veriore të Kosovës.
Sipas burimeve jozyrtare të mirëinformuara, ky vendim doli pas një seance të mbajtur mëngjesin e së shtunës.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë të gjithë asambleistët serbë të katër komunave, përfshirë edhe ata të partisë së Oliver Ivanoviç, ndërsa nuk ka qenë asnjë asambleist shqiptar.

Në mbledhje është thënë se serbët e veriut do të respektojnë Serbinë dhe secilin vendim që vjen nga ky shtet. Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës Veriore, Krstimir Pantiç ka thënë se, me kërkesën e Bashkësisë Ndërkombëtare po e bëjnë shtyrjen e inaugurimit pasi sipas tij, kjo çështje duhet të vendoset në Bruksel. Pantiç ka deklaruar se kjo shtyrje e re nuk ka të bëjë fare me presionin nga Prishtina.

DASH: Komunat e reja, sipas ligjeve të Kosovës

“Formimi i komunave në veri të Kosovës duhet të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës, me rezultatet në zgjedhje dhe në frymën e Marrëveshjes së Brukselit”.

Kështu ka vlerësuar ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hojt Ji. “Pas zgjedhjeve lokale në Kosovë është me shumë rëndësi që të formohen kuvendet komunale në përputhje me ligjet e Kosovës”, ka thënë Ji për Zërin e Amerikës.

Zyrtari amerikan ka vlerësuar se është arritur përparim në normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, sidomos përmes marrëveshjes së prillit. “Përshëndesim përpjekjet që Prishtina dhe Beogradi bëjnë që tani të implementohet ajo marrëveshje”, ka thënë Ji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA