Conte: Kujdes Kaljarin

11/01/2014 00:00

Antonio Conte karikon të tijtë duke u kërkuar fitoren ndaj Kaljarit për të thyer rekordin historik të të Juventusit në 11 fitore radhazi, nga 10 që është aktualisht.

“Rekordet janë bërë për t’u thyer. Këtë vite jemi përmirësuar duke marrë 10 fitore radhazi deri më tani një më shumë se sezonin e kaluar. Por për të vazhduar me këto ritme duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Kaljarit që është një skuadër dinake”, tha Conte.

Sa për formacionin, trajneri bardhezi njoftoi se nuk do të ketë ndryshime. Në mbrojtje do të jenë të zakonshmit Chiellini, Bonucci dhe Barzagli, në mesfushë Pirlo, Vidal dhe Pogba, mbështetur nga krahët nga Lihtshtainer dhe Asamoah, ndërsa në sulm Llorente dhe Tevez.

Sa për merkaton, Conte hoqi përgjegjësitë nga vetja duke thënë se gjithcka varet nga Drejtori Ekzekutiv, Marotta.

Kaljari-Juventus luhet të dielën në orën 15:00 në javën e fundit të fazës së parë të Serisë A.

Top Channel