Yellen: Rritje e ekonomisë amerikane

10/01/2014 00:00

Përmes pohimesh mjaft optimiste, Janet Yellen parashikon rritje më të
fortë të ekonomisë amerikane këtë vit. 67-vjeçarja merr muajin e
ardhshem freret e rezerves federale, duke u bere keshtu e para grua ne
krye te Bankes Qendrore Amerikane pergjate te gjithe ekzistencës një
shekullore të këtij institucioni.

Dhe duket se punen do ta nise me kembe te mbare. Ne nje interviste per revisten ‘Time’, Yellen u shpreh se zyrtarët që përcaktojnë politikat e Rezervës Federale kane shpresa te medha per nje rritje ekonomike me 3 për qind apo edhe em shume ne 2014-ten.

Nente muajt e pare te vitit te kaluar, ekonomia e Shteteve te Bashkuara pesoi nje rritje prej 2,6 per qind dhe 4.1 për qind ne periudhen korrik-shtator. Trendi nuk ishte megjithate aq i forte tremujorin e fundit te vitit, Banka Qendrore thotë se ekonomia vazhdoi rritjen me ritme të moderuara në javët e fundit të vitit të kaluar.

67-vjeçarja Yellen do të jetë e para grua që drejton Rezervën Federale në ekzistencën një shekullore të këtij institucioni, duke pasuar Ben Bernanken kur të mbarojë mandati i tij në fund të janarit. Si shefe e Bankës Botërore në ekonominë më të madhe të botës, pikëpamjet e saj mund të luajnë një rol të rëndësishëm në qarqet ekonomike globale.

Në intervistën për revistën ‘Time’, Zonja Yellen tha se rimëkëmbja e ekonomisë amerikane nga recesioni i thellë i viteve 2008-2009 “ka qenë mjaft i ngadaltë”. Por ajo tha se Shtetet e Bashkuara po shënojnë përparim në rikthimin e njerëzve në punë dhe Banka Qendrore parashikon që inflacioni t’i afrohet synimit të Bankës prej 2 për qind.

Pikëpamjet e zonjës Yellen për përparimin e ekonomisë amerikane gëzojnë mbështetje edhe në figura të tjera, si James Glassman, krye-ekonomist i bankës më të madhe në vend JPMorgan Chase. Ai tha për Zërin e Amerikës se parashikon një lehtësim të problemeve ekonomike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

“Pikëpamja mbizotëruese është se kriza evropiane po përfundon. Evropa mund të mos jetë duke përjetuar rritje shumë të shpejtë, por ka dallim të dukshëm nga një vit më parë. Problemet e tregut të shtëpive duket se janë kapërcyer në Shtetet e Bashkuara. Sektori financiar që kishte ngecur gjatë viteve të fundit duket se po stabilizohet. Pra ka shumë arsye për të besuar se 2014 do të jetë një vit me rritje më të lartë e më të shpejtë”.

Zonja Yellen ka mbështetur programin qeveritar për të blerë miliarda dollarë letra me vlerë në mënyrë që të injektoheshin para në ekonominë amerikane. Këto blerje po reduktohen me përmirësimin e ekonomisë amerikane. Zonja Yellen vuri në dukje se kritikët e programit thonë se “po ndihmon vetëm të pasurit” por ajo nënvizoi se blerja e letrave me vlerë ka ndihmuar në mbajtjen e normave të interest në nivele të ulëta dhe ka nxitur shpenzimet e konsumatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA