Siri, ushtria vret dhjetra rebelë në Homs

10/01/2014 00:00

Forcat besnike të qeverisë siriane kanë vrarë dhjetra rebelë, sipas raporteve të fundit, të cilët po përpiqeshin të kalonin një rrethim ushtarak në qytetin e Homs-it, në qendër të Sirisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, bën të ditur se ushtarët vranë 37 “terroristë” në një operacion të vetëm dhe disa të tjerë në sulmet të tjera.

Grupi aktivist me bazë në Britani, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se të paktën 45 rebelë janë vrarë. Lufta civile në Siri ka lënë deri më tani të paktën 100 mijë njerëz të vdekur.

Rrethimi i ushtrisë ishte bërë në zona të kontrolluara nga rebelët në Qytetin e Vjetër të Homs-it, gjë që ka zgjatur më shumë se 1 vit. Drejtori i OSDNJ-së, Abdel Rahman, tha se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.

“Ata u vranë, teksa po përpiqeshin të nisnin një operacion për t’i dhënë fund rrethimit të Homs-it. Ata u masakruan nga forcat e regjimit pranë rajonit të Khaldiya-s, që gjendet nën kontrollin e qeverisë”, tha Rahman për agjencinë e lajmeve AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA