Qyteti fantazmë

10/01/2014 00:00

Në mars të 2011 bota u njoh me tërmetin katastrofik që goditi brigjet e Japonisë dhe pak orë më vonë u trondit nga lajmi se dallgët gjigante të tsunamit që pasoi shkaktuan mijëra të vdekur.

Vala e ujit përmbyti mijëra kilometra tokë duke shkaktuar rreth 19 mijë të vdekur. Në rrezen e dallgëve ishte edhe centrali bërthamor i Fukushimës. Pas tërheqjes së ujit, kur të gjithë kujtuan se e keqja më e madhe kaloi, autoritetet lëshuan alarmin për rrjedhje toksike nga ky central.

Menjëherë u zhvendosën miliona banorë. Gjithë qyteti i Fukushimës u zbras dhe grupet e emergjencës nisën betejën disa-mujore për ndalimin e rrjedhjeve të rrezikshme, që kërcënonin jo vetëm Japoninë, por gjithë rajonin.

Sot, kur kanë kaluar dicka më pak se 3 vjet nga tragjedia natyrore, një tjetër tragjedi, këtë herë jonatyrore vazhdon. Banorët e Fukushimas vazhdojnë të jetojnë të shpërndarë nëpër zona të tjera të vendit, në vendstrehimet e siguruara nga autoritetet që nuk i lejojnë të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Fukushima është sot një qytet fantazmë, ku dora e njeriut nuk është ndjerë që prej marsit 2011. Autoritetet së fundmi kanë lejuar banorët mund të vizitojnë banesat e tyre vetëm një herë në muaj, por ndalohet fjetja atje natën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA