Muzeu i traditës në Sarandës është ajo çka ka mbetur nga 3 muzeume të
specifikuar që kanë funksionuar në qytet para vitit ’97, ai i arsimit,
armëve dhe etnografisë.
Specialistët sqarojnë se pas trazirave ku u vodhën, dogjën dhe shkatërruan të gjithë muzeumet punonjësit arritën të ruajnë dhe magazinojnë vetëm objektet e ekspozuara në këtë godinë tipike dykatëshe qytetare.
Në mënyrë të pandërgjegjshme qindra objekte të traditës materiale, kostume popullore, enë, vegla artizanati ose janë shitur për pak para ose janë zhdukur prej atyre që i dispononin.
Muzeu që magazinon objekte të shkëputura të traditës ka nevojë emergjente për rikonceptim ndërsa zyrtarët lokalë të kulturës i kanë drejtuar shpesh thirrje komunitetit të dhurojë objekte që nuk kanë më përdorim praktik.
Top Channel